MENU
klinika

Kusht kryesor, fatura e farës/ Kur nisin aplikimet?

Skema mbështetëse për sipërfaqet e mbjella me grurë

28.08.2022 - 18:58

Nga 1shtatori fermerët me NIPT, do të nisin të aplikojnë on- line për të përfituar nga skema mbështetëse për sipërfaqet e mbjella me grurë, 30 mijë lekë për hektarë.

Një nga kushtet kryesore është që të kenë faturën e blerjes së farës së grurit dhe të plehrave kimikë që do të përdorin. Ndërsa kriteri i dytë është dokumenti i pronësisë. Drejtori i politikave bujqësore Irfan Tarelli tregon se mjafton që të kenë 1 hektar sipërfaqe të mbjellë me grurë.

Aplikimet do të kryhen në portalin e-Albania, nëpërmjet asistimit të agropikave si dhe të zyrave bujqësorë rajonale. Në 23 shtator mbyllen aplikimet, ndërsa një javë më pas shpallen fituesit.

Ministria thotë se janë të gjitha mundësitë që edhe pas verifikimit në terren të pronës, fondi i vënë në dispozicion të përthithet plotësisht për mbjelljet e sezonit të vjeshtë-dimër. Por cilat do të jenë efektet e kësaj skeme që aplikohet për herë të parë?

Vendi ynë plotëson rreth 50% të nevojë për grurë, me një sasi prodhimi prej 225 mijë ton grurë në vit. Pjesa tjetër vjen nga importi.

Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!