MENU
klinika

I ati i Qazim Laçit për debutimin e sotëm

“Suksese Ximi, do përballesh me yjet e botës”

05.08.2022 - 17:29

Qazim Laçi do të ketë mundësinë të luajë për herë të parë në karrierën e tij ne Ligue 1. Ajaccio siguroi ngjitjen në elitë dhe sot luan kundër Lyon. Një çast i rëndësishëm ky për mesfushorin e Kombëtares, që është përjetuar me emocion edhe nga familjarët e tij.

Babai i tij, Emin Laçi, ka shfrytëzuar rrjetin e tij social për të shprehur lumturinë e tij për arritjen e Qazimit. Emini shkruan se një sukses i tillë në karrierë është tërësisht i merituar dhe jo vetëm për shkak të cilësive si futbollist, por mbi të gjitha për anën njerëzore të tij.

“Ximi, shpirti i babit, ti sot nis një karrierë të re. Zoti qoftë me ty, sepse ti e meriton. Jo vetëm si futbollist, por jam shumë i lumtur që të kam djalë. Suksese Ximi dhe inshallah me fitore sot.

Ti po përballesh me yjet e futbollit botëror, si sot me Lionin. Zoti të ndihmoftë. Zemra e babit, të duam shumë”, ka shkruar mes emocionesh Emin Laçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN