MENU
klinika

Pushime në luftë...

Turqia josh edhe rusët, sezoni veror tejkalon pritshmëritë

15.08.2022 - 19:50

As lufta nuk i ka penguar rusët të pushojnë këtë verë, dhe mesa duket destinacioni i tyre i preferuar ka qenë Turqia.

Turistët rusë kanë mbushur arkën e Turqisë këtë sezon veror, sipas të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi.

Media turke “dailysabah“, shkruan se numri i turistëve nga Rusia dhe Evropa po rritet me një ritëm më të shpejtë se sa pritej.

Mehmet Işler, nënkryetari i Federatës së Hotelierëve Turke (TÜROFED) theksoi një rritje të vazhdueshme të mbërritjeve nga Rusia, veçanërisht në Antalia.

“Ne nuk prisnim kaq shumë turistë rusë,” tha Kryetari i Shoqatës së Turizmit dhe Promovimit të Kuşadası, Bülent Ilbahar.

Flukset turistike janë nxitur gjithashtu nga ardhjet nga Evropa, ku kryeson Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, të cilat Işler thotë se gjithashtu kanë një tendencë rritëse.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, numri i turistëve të huaj arriti në 16.37 milionë në gjysmën e parë të vitit, me 186% rritje nga viti në vit.

Qeveria ka ndjekur atë që presidenti Recep Tayyip Erdoğan e quan një qasje “të ekuilibruar” ndaj Kievit dhe Moskës dhe ka mbajtur lidhje të ngushta me të dy vendet.

Ankaraja ka kritikuar pushtimin e Rusisë, ka dërguar drone të armatosur në Ukrainë dhe ka kërkuar të lehtësojë bisedimet e paqes midis palëve. Por ajo nuk ka mbështetur sanksionet perëndimore ndaj Moskës dhe kërkon të mbajë lidhje të ngushta tregtare, energjitike dhe turistike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN