MENU
klinika

Kujdes!

Xhinset e ngushta ju rrezikojnë shëndetin

06.08.2022 - 09:29

Pantallona të ngushta që mund të shpërthejnë nga çasti në çast, këmisha që ju shtrëngojnë aq shumë sa ju duket sikur u marrin frymën, apo edhe xhaketë extra small që nuk ju lejon të bëni as lëvizjen më të vogël, mos u habisni, të gjithë i kemi veshje të tilla në garderobë.

Të dukesh bukur dhe me stil nuk është edhe aq e lehtë, por sipas hulumtimeve të fundit nuk është edhe aq e shëndetshme, pasi veshjet e ngushta kanë një ndikim të konsiderueshëm në organizmin tuaj. Por për çfarë bëhet fjalë?

1.Variçet: Xhinset e ngushta, njohur ndryshe si skinny jeans, mund t’ju bëjnë të dukeni më të dobëta, ose edhe të kenë efekt të kundërt, por t’i mbani veshur gjithë kohës mund të çojë në shfaqjen e tyre, pasi ngadalësojnë qarkullimin e gjakut. Si rrjedhojë trupi prodhon shumë progesterone që më pas sjell zgjerimin e venave.

2.Celuliti: Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e celulitit, ose siç njihet mes vajzave dhe grave “lëkura e portokallit”. Duam t’ju sqarojmë se nuk janë xhinset ato që shkaktojnë celulitin, por duke i mbajtur gjithë kohës veshur pengon qarkullimin e gjakut, si dhe kontrakton nyjet lidhëse dhe muskujt.

3.Tretja: Probleme me tretjen: Sa herë ju ka ndodhur ta ndieni veten të lodhur pas një vakti? Me siguri me qindra herë, mirëpo përpara se të kërkoni fajin në pjatë, ulni kokën nga rripi i pantallonave, i cili pengon stomakutn të zgjerohet teksa ushqeheni. Jo vetëm kaq, xhinset e ngushta shkaktojnë gjithashtu probleme me tretjen, aciditet dhe refluks gastrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj