MENU
klinika

"Do të marrim masa"

Arabia Saudite paralajmëron Netflix: Po shkel vlerat e islamit

09.09.2022 - 11:41

Disa shtete arabe i kanë kërkuar Netflix që të heqë të gjitha materialet nga platforma e vet, që shkelin “vlerat dhe parimet e islamit dhe shoqërisë”.

Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Mediave Saudite dhe Vendeve të Gjirit, një organ monitorues, tha se disa filma dhe seriale, mes tyre edhe ato për fëmijë, bien ndesh me rregullat.

Edhe pse agjencia nuk dha detaje të mëtejshme, televizioni shtetëror saudit shfaqi disa pamje nga seriali “Jurassic World: Camp Cretaceous”, ku dy vajza adoleshente puthen pasi i shprehin dashurinë njëra-tjetrës. Në raportin monitorues përfshihen edhe pamje nga filmi francez “Cuties”, që akuzohet për dhënie të mesazheve të pamoralshme që kërcënojnë rritjen e shëndetshme të fëmijëve.

Autoritetet paralajmërojnë që nëse Netflix nuk i përmbahet direktivave, atëherë do të merren masat e përshtatshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori, së shpejti në ekran

‘Netflix’ do të rikthejë Ezel?

Eksperti i kriminologjisë i bën thirrje policisë së shtetit

“Kriminelët komunikojnë në Netflix, ka edhe nga Tirana”