MENU
klinika

Luana tashmë pjesë e Klan Tv

Ardit Gjebrea shkruan disa fjalë të ngrohta për moderatoren

28.09.2022 - 11:01

Tashmë nuk është më sekret! Dihet që moderatorja e njohur Luana Vjollca do të jetë pjesë e Tv Klan. Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe emrin e programit, që do të titullohet “Zemërluana”

“Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA -t e mi”, shkruan Luana.

Mirëpo, a do të jetë ky një emision dashurie? Mbetet për t’u parë.

Lajmin për bashkimin në “Tv Klan”, ajo e bëri ditën e lindjes, si një surprizë për fansat.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.

Por së fundmi, prezantuesi Ardit Gjebrea ka publikuar një foto me Luanën, ku i ka uruar mirëseardhjen në Tv Klan.

Postimi i Arditit:

Mirë se vjen @luanavjollca

Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë dhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi