MENU
klinika

Johnny Depp në lidhje dashurie me avokaten e tij

Çfarë po ndodh me Amber Heard

26.09.2022 - 12:38

Sërish është kthyer vëmendja tek Johnny Depp! Ai tashmë është në një lidhje dashurie me avokaten Joelle Rich.

Por tashmë po komentohet shumë Amber Heard. Thuhet se aktorja e ka hequr mendjen nga Johnny dhe po fokusohet tek jeta e saj.

Amber është fokusuar në gjetjen e parave për të paguar gjobën e madhe.

Një burim i afërt i aktores tha për Entertainment Tonight se Amber dëshiron të mendojë vetëm për veten dhe jetës e saj.

“Amber nuk i kushton vëmendje asaj që bën Johnny apo çfarë po ndodh në jetën e tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë po takohet, ajo thjesht dëshiron të vazhdojë me jetën e saj”, theksoi njeriu i afërt.

Joelle Rich përfaqësoi Depp në çështjen e tij si një nga avokatet e tij dhe tani dyshja thuhet se janë në një lidhje romantike. Megjithëse Depp nuk ishte klienti i parë i profilit të lartë që ka përfaqësuar Rich.

Në të kaluarën Rich përfaqësoi Meghan Markle kur gruaja e Princit Harry paditi gazetat “Associated” në tetor të 2019.

Një letër private që ajo i kishte shkruar babait të saj të larguar, përfundoi në gazetën Daily Mail dhe ajo kërkoi ndihmën e Rich për të zgjidhur këtë çështje.

Ndërsa mori një kohë të konsiderueshme midis fillimit të çështjes dhe vendimit që po jepej, Markle arriti të fitonte padinë në dhjetor 2021 pasi gjykata vendosi që gazeta “Associated” kishte shkelur privatësinë e saj në një mënyrë të paligjshme.

Nga kjo periudhë avokatja pati një rritje reputacioni në karrierën e saj dhe fakti që Johnny Depp e zgjodhi për çështjen e tij nuk ishte ndonjë çudi.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat