MENU
klinika

Çuçi: Riktheu fenomenet që ishin zhdukur!

Cilat objektiva nuk arriti Gledis Nano?

08.09.2022 - 22:18

Për shkarkimin e Gledis Nanos, qeveria ka analizuar lidershipin e tij dhe jo statistikat. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi në ‘Top Story’. Ai shtoi se Nano riktheu disa fenomene që ishin zhdukur prej kohësh.

Bledi Çuçi:Drejtori i Policisë ndryshohet se nuk ka ritimin e duhur, ne duhet të ecim më shpejt, por kjo nuk do të thotë që kemi dështuar në atë që kemi bërë. Drejtori do ndërrohet ku demostron se nuk mund ta çojë para reformimin e Policisë së Shtetit. Rama tha se megjithëse statistikat e vrasjeve janë më mirë se dhe një vit më përpara, situatën e rëndon mënyra si janë ekzekutuar dhe si janë bërë disa vrasje. Zbulimi i autorëve të vrasjes, puna ka çaluar në kuptimin e objektivave. Duhet të realizonte objektivat që i kishim vënë.

Sokol Balla: Cilin objektiv nuk arriti Gledis Nano?

Çuçi: Spunton finale e dhanë ngjarjene muajve të fundit, gushtit dhe Korrik. Ka të bëjë me një sërë gjërash. Ne analizojmë lidershipin e tij, jo statistikat. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt në lidhje sesi janë vrarë, ka të bëjë ,me reformimin e policisë kriminale. Këtu i ka munguar lidershipi. Tek lidershipi tek lufta kundër kanabisit. Nëse 2021 nuk bëhej fjalë që të gjendeshin parcela në fushë, këtë vit ka pasur disa raste. S’kemi pasur as transportim te kanabisit ne Itali në 2021, këtë vit pati një tentativë. Pas ndjekjes që I bënë forcat tona, ai skaf u kthye në Shqipëri dhe i humbi gjurmët. Ka munguar performacna e drejtorit që ka bërë që të kthehen disa fenomene, që ishin zhdukur.
Gledis Nano në hetim?

Çuçi: Nuk thashë që është nën hetim.. Kur gazetarja tha si do e komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Boçi: Vjeshta do jetë e protestave dhe aksioneve politike

Shkarkimi i Gledis Nanos/ “Rama do një njeri nën kontroll për zgjedhjet lokale!”

“Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”

Prapaskenat e largimit të Gledis Nanos