MENU
klinika

Mos e humbisni...

Ç’janë zhurmat kafe me të cilat TikTok është fiksuar kaq shumë?

10.09.2022 - 08:40

Sipas TikTok, dëgjimi i frekuencave qetësuese të “zhurmës kafe” mund të ndihmojë në relaksim, meditim dhe gjumë.

“Zhurma e bardhë” vodhi vëmendjen në vitet e kaluara duke ofruar frekuenca dhe tinguj që ndihmonin në relaksim. Nga ana tjetër, zhurmat kafe përdorin vetëm frekuenca të ulëta dhe nota më të rënda të basit që mesa duket, mund të jenë më komode për dëgjuesit.

Si zhurma e bardhë ashtu edhe ajo kafe priren të imitojnë tingujt që ndodhin në natyrë. Një shembull i zhurmës së bardhë është tingulli i shiut të butë ose uji i vrullshëm, ndërsa zhurma kafe përfshin baticat përplasëse, stuhitë ose ujëvarat.

TikTokers që zbuluan zhurmën kafe për herë të parë po e quajnë atë “revolucionare”. Disa nga komentet tregonin se “u ndryshoi jetën” apo se “truri i tyre është i qetë për herë të parë”.

Hulumtimi mbi zhurmën kafe është relativisht i kufizuar në krahasim me homologun e tij më të famshëm. Sidoqoftë, stimulimi i dëgjimit është gjetur se ndihmon në uljen e stresit, ankthit dhe shpërqendrimit, duke krijuar hapësirë për një gjumë më të thellë dhe të mirë gjatë natës.

Shumë pretendojnë se zhurma kafe mund të ndihmojë gjithashtu me shëndetin e përgjithshëm mendor dhe vëmendjen.

Pse të mos e provoni?