MENU
klinika

Berisha: Sillet si agjent! Vuçiç dhe vasali i tij...

“Denoncoj haptas Ramën për mbylljen e dosjes ruse”

16.09.2022 - 13:21

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim me gazetarët nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur këtë të fundit vasal të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu shtoi se kryeministrin Rama e denoncon haptas për mbyllje të dosje ruse.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rëndësi ka transparenca, pastaj qëndrimet do të mbahen. Sot citohet nga Mother Jones për takime me ambasadorin rus. Po ka artikuj të gjatë Mother Jones kushtuar Bashës, por të themi të vërtetën se gazetarët kanë meritë të vërtetë. Ata kanë shkuar dje që kanë pasur takime me ambasadorin rus.

Takimet i kanë bërë publike, por a kanë lidhje se di. Në rastin konkret duhet të shihet pasojat. Çfarë interesi kishte Rusia të paguante, pa interes nuk e bënte. Por shikoni Ramën, sillet haptas si agjent. Çfarë është kjo që del ky në çdo samit në një kohë kur vetëm jahti ka 18 fluturime, Serbia shërben si një prapavjë e fuqishme , si mundet një qeveritar anëtar i NATO të mbrojë aktin Moskë –Beograd, e mbron se është i detyruar. Duhet të mësohemi të kërkojmë më shumë efekte se sa gjëra konkrete. Nuk e dimë se çfarë ka ky, por bëhet avokat duke mbrojtur qëndrimin e Vuçiç. Kush tjetër e mbron qëndrimin e Vuçiç përveç Ramës. Ky i përsërit në çdo takim, është i detyruar. Nëse ka një kujdestar të interesave ruse në rajon është Vuçiç dhe vasali i tij Rama”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dosje i ka treguar ish ambasadori Donald Lu

Financimi rus për PD/ Berisha bën përgjegjës Bashën