Varrezat mijëravjeçare, rreth 20 kilometra në jug të qytetit egjiptian Minya, vazhdojnë të hedhin dritë mbi historinë misterioze të egjiptianëve të lashtë.
Varret e Amenhotepit, nga dinastia e faraonit të 12-të dhe Khnumhotep IV, tërheqin vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, me arkitekturën dhe pikturat “murale”.
Merve Mursi, një nga vizitorët e rajonit, për AA tha, se “varret janë magjepsëse, me strukturën dhe përshkrimet nëpër mure. Këto pamje i kthejnë në kohë vizitorët”.
Duke shprehur interesimin e veçantë për ndërtesat historike, Mursi tha se, Egjipti, toka e shumë qytetërimeve nga e kaluara e deri më sot, ka një histori mijëravjeçare dhe të tilla hasen në shumë qytete.
– “Ajo që i bën të veçantë, është fakti se janë gdhendur nëpër male”
Duke theksuar se egjiptianët e lashtë patën shumë arritje të rëndësishme, pavarësisht nga vështirësitë e kohës dhe se, ky qytetërim i lashtë përbën një nga qytetërimet kryesore, në shkencë dhe art.
“Ka dhjetëra ndërtesa historike që datojnë qindra vjet në vendin tim dhe të gjitha kanë veçori unike. Për shembull, pikturat e përshkruara në muret e varreve; secila ka një kuptim të ndryshëm dhe nëse vini re, nuk ka asnjë të njëjtë, në mesin e dhjetëra pikturave në mur. Veç kësaj, ka edhe një veçori tjetër që i bën varret të veçanta. Faktori është se ishte gdhendur në male”, – tha Mursi.
– Pikturat e paraqitura në muret e varreve mbeten të freskëta pavarësisht shekujve që kalojnë
Në muret e varreve të Amenhotepit, i cili i përkiste dinastisë së faraonit dhe Khnumhotep IV, ka përshkrime të jetës së përditshme, aktiviteteve bujqësore dhe peshkimit, si dhe piktura që evokojnë profesione të ndryshme si zdrukthtarinë, qeramikën, apo mjeshtërinë e harkut dhe shigjetës. Pikturat e ruajnë ende freskinë, pavarësisht shekujve që kanë kaluar.
Një tjetër vizitor në rajon, Korullus Majdi, tha se erdhi duke dëgjuar miqtë e tij dhe gjithçka ishte më tërheqëse sesa e priste.
“Edhe pse rrugë e vështirë, ky është një vend që duhet parë. Përveç pikturave në murin e varrit, mbishkrimet në tavan, në gjuhën e lashtë egjiptiane, zgjojnë kureshtjen te vizitorët. Në përgjithësi, është një bukuri vizuale, me strukturë dhe bukuri të veçantë arkitekturore. Është një ndërtesë historike”, – vëren ai.
– Këto varreza të lashta, datojnë rreth 4.000 vjet më parë
Vlerësohet se varreza e lashtë, që ka mbijetuar deri më sot, është ndërtuar mes viteve 2055-1650 para Krishtit.