MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmija po na dhjamoset, si të veprojmë?

14.09.2022 - 09:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Fëmija po na dhjamoset, si të veprojmë?

Mjeku: Largoni nga kuzhina produkte me shumë kalori (patatina, lëngje të sheqerosura, çokollata, sallame, etj) dhe zëvendësojini me produkte me më pak kalori, si fruta e lëngjet e tyre të freskëta, kekë me fruta të përgatitura vetë, akullore me fruta etj.

Mos u jepni asgjë gjatë parjes së televizorit (si pjata me patetina, kikirikë etj).

Shikoni me sy kritik mënyrën e ushyerjes së krejt familjes.

Nëse merr vakte në ndonjë institucion, interesohuni për ato që i serviren.

Kthejeni në zakon marrjen e tre vakteve të plota (mëngjes, drekë, darkë) dhe diçka të lehtë midis mëngjesit e drekës dhe drekës e darkës (ndikon në mënjanimin e ngrënieve jashtë vakteve). Mësojeni të mos hajë shpejt për arsye se pengon ndjenjën normale të ngopjes (që të ndihet i ngopur, do të marrë më tepër ushqim).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvendësojnë çdo multivitaminë

5 ushqimet me më shumë vlera!

Nga karroca e fëmijës tek rripi i sigurimit…

6 rreziqet për shëndetin e fëmijës tuaj që duhet të dini

Bën pjesë dhe lëngu i frutave

7 ushqime që janë më të dëmshme se cigarja