MENU
klinika

E kapur dorë për dore me partnerin

Fjodora Fjora bën publike për herë të parë lidhjen e dashurisë

09.09.2022 - 09:44

Prej vitesh në televizion, Fjodora Fjora është ndër moderatoret më jetëgjatë ekranet tona. E pranishme me shumë formate, ajo njihet edhe si ndër personat më të kuruar të showbizzit, por sa i përket jetës së saj personale ajo është heremetike dhe nuk preferon të ndajë detaje.

Por së fundmi vetë moderatorja ka pranuar publikisht se është në një lidhje. Ajo publikoi në Instastory një foto ku shihet e kapur dorë për dore me partnerin e saj. Megjithatë ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje.

Rreth një javë më parë ajo bëri një tjetër postim në Instagramin e saj ku shihej përsëri e kapur dorë për dore me partnerin e saj, të cilit nuk preferon t’ia zbulojë portretin.

Në një emison që realizoi disa kohë më parë Fjodora Fjora tregoi se nuk ka asnjë paragjykim për martesat me diferencë të madhe në moshë duke shtuar se ajo “është si Madonna” dhe mund ta ketë bashkëshortin edhe 30 vite më të ri ose 30 vite më të vjetër. Më pas ajo gjithsesi sqaroi mes të qeshurash se po bënte shaka duke mos e vazhduar më fjalinë:

E kapur dorë për dore me partnerin, moderatorja e njohur shqiptare

“Do të flasim për dashurinë dhe për martesat që nuk njohin moshë. Kjo temë më erdhi në mendje në sajë të një koleges time që ma propozoi. Unë përshembull nuk kam asnjë paragjykim për diferencën e moshës, jam njeri i cili është si Madonna. Mund ta ketë edhe 30 vjet më të ri burrin, por vjen nga Amerika kryesisht. Mund të jetë edhe 30 vite më i madh nuk e kam problem por duhet të jetë me shumë package(bagazhe)“, shprehu moderatorja mes të qeshurash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni i shenjës më paqësore të horoskopit

Këto janë peshoret e showbizz-it shqiptar

Qëndroi larg ekranit për një kohë të gjatë

Moderatorja shqiptare rikthehet me një emision të ri