MENU
klinika

“I ke vjedhur të dashurin Selenës”

Hailey Bieber flet për herë të parë për dramën që e përndjek prej vitesh

28.09.2022 - 10:55

Hailey Bieber këmbëngul se ka një “të vërtetë” pas njohjes së saj me, Justin Bieber – dhe kjo nuk përfshin Selena Gomez.

Modelja u shfaq në podcastin “Call Her Daddy” këtë javë dhe foli publikisht pretendimet se ajo “vodhi” këngëtarin e “Peaches” nga ylli i “Only Murders in the Building”.

“A ke qenë ndonjëherë me Justin në mënyrë romantike në të njëjtën kohë me [Gomez]?”– pyeti Alex Cooper në një klip paraprak që është publikuar.

“Kjo është kaq e çmendur. Unë fjalë për fjalë nuk kam folur kurrë për këtë. Shumë nga përjetësimi dhe urrejtja vjen nga ‘Oh, ti e vodhe atë’. Ka të bëjë me njerëzit që e dinë të vërtetën. Sepse ka një të vërtetë”- shprehet modelja në klipin e shkurtër.

Ndërsa Hailey, nuk e ka diskutuar ndonjëherë publikisht në detaje dramën që rrethon romancën e saj me Justin, ajo ka dhënë një pasqyrë se si “urrejtja” ka ndikuar tek ajo gjatë viteve.

“Ka kaluar mjaft kohë,” tha Hailey në prill, duke iu referuar se sa kohë ka kaluar që kur Gomez dhe Bieber u ndanë. (Ata u ndanë përfunidimisht në 2018-ën pas vitesh lidhjesh pa ndërprerje, vetëm disa muaj para se Justin t’i propozonte Hailey-t për martesë.)

“Unë jam duke u marrë me punën time. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lërni të qetë, ju lutem”, vazhdoi ajo në atë kohë, duke theksuar se kishte kaluar shumë kohë.

“Ju lutem. Vërtet. Kjo është kërkesa ime e vetme. Jini të mjerë diku tjetër, të lutem.”

Një vit më parë, Hailey mbërriti në Met Gala, ku fansat e “Jelena” e tallnin atë me thirrjet “Selena”, ndërsa ajo qëndronte krah Justin Bieber.