MENU
klinika

Veprimi i fundit i këngëtares i bëri lëmsh të gjithë

Kriset raporti i Evi Reçit me Kledi Hysën?

18.09.2022 - 10:27

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj ka festuar ditën e djeshme 39-vjetorin e lindjes.

Menjëherë miqtë e tij dhe ish-banorët e BBV e kanë uruar publikisht Kledi për ditëlindje përmes rrjeteve sociale. Por ajo që u vu re më shumë ishte mungesa e një urimi (publik) nga ana e këngëtares Evi Reçi. Kjo e fundit është përfolur prej muajsh për një romancë me Kledi Hysën.

Në një vështrim në Instagramin e dyshes, vihet re se postimi i fundit i Evit është një foto e saj bardh e zi, ndësa në profilin e Kledit janë urimet e miqve të tjerë të tij.

Moderatorja ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të saj bardhë e zi, ku krahas shkruan: “Gëzuar”-shoqëruar me gota shampanje. Ajo ka vendosur edhe një emoji plasëse për ditëlindje, pa specifikuar nëse ky është reagimi i saj publik për Kledin.

Nuk dihet nëse Evi ka preferuar ta urojë publikisht Kledin, ose nuk e ka uruar për shkak të ndonjë krisjeje mes tyre…

Thathethemet për çiftin nisën fillimisht në rrjet kur qarkulluan foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.

Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi.

Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të, por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën. Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Evi postoi një foto të sajën ku i ka falënderuar të gjithë dhe veçanërisht modelin, i cili i dorëzoi çmimin. “Çmimi për muzikën qytetare! Shumë faleminderit për vlerësimin nga Festivali @neteteklipitshqiptar! Thanks @kledihysa që më dorëzove trofeun!”, shkroi këngëtarja krahas fotos ndërsa Kledi e ka përgëzuar dhe komplimentuar Evin për paraqitjen e saj teksa u shpreh se ajo meritonte më shumë se aq. “Mbrëmë shkëlqeve në skenë edhe çmimin e meritoje, madje dhe më shumë #dontgiveup”, komentoi modeli në foton e ‘partneres’.

Teksa u pyet nëse është në një lidhje me Kledin, këngëtarja nuk ka nguruar aspak për të dhënë përgjigjen e saj duke lënë të nënkuptohet se mbase mes tyre ka me të vërtetë diçka. “Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Reçi.

Një reagimi ka ardhur edhe nga Kledi Hysa, i cili vendosi t’i përgjigj pyetjes së një ndjekësi në “Instagram”. “Je vetëm apo i lidhur?”, ishte pyetja e ndjekësit. Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige. Gjatë videos, modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkuptoi se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja shfaqet në Austri

Evi Reçi dhe Kledi Hysa zyrtarizojnë lidhjen?

Çifti më i ri i showbizit shqiptar...

Kledi Hysa në lidhje me këngëtaren e njohur?