MENU
klinika

Ndikimi i luftës

Kriza në Itali, mbi 9 milionë qytetarë në vështirësi ekonomike

10.09.2022 - 10:00

Sipas një sondazhi të sindikatës më të madhe italiane, Cgil, 9.2 milionë qytetarë përballen me vështirësi të konsiderueshme financiare, qoftë për shkak se janë të papunë ose sepse puna e tyre nuk u garanton atyre të ardhura të kënaqshme.

Instituti kërkimor Giuseppe Di Vittorio, i cili i përket sindikatës Cgil, ka vazhduar regjistrimin e të papunëve dhe atyre që janë dekurajuar dhe kanë pushuar së kërkuari punë. Në këtë fazë bëhet fjalë për rreth 4.3 milionë qytetarë.

Në të njëjtën kohë, 4.9 milionë qytetarë të tjerë punojnë vetëm për periudha të shkurtra kohore ose janë detyruar të pranojnë punësim për një periudhë të caktuar kohore, me përfitime që nuk mbulojnë nevojat e tyre. Vështirësitë, sipas sindikatës Cgil dhe fondacionit Di Vittorio, janë më intensive për të rinjtë deri në 24 vjeç dhe gratë.

Mungesa e punës dhe kushtet e pakënaqshme lidhen drejtpërdrejt me grupmoshat e ndryshme: në Itali 61.7% e të rinjve deri në 24 vjeç janë të papunë, kanë pushuar së kërkuari punë ose nuk janë të kënaqur me të ardhurat dhe kohëzgjatjen e punës. Ndërsa përqindja përkatëse zbret në 13,9% për qytetarët nga 55 deri në 64 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse Evergrande humbet pagesën sot...

‘Dridhet’ tregu i borxhit aziatik prej $400 miliardë


Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!