MENU
klinika

I dha fund beqarisë

Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Oni Hysenbelliut

03.09.2022 - 14:12

Fatmir Hysenbelliu ose ndryshe i njohur me emrin Oni pavarësisht faktit se ka bërë një karrierë të suksesshme në futboll, ai njihet më tepër për lidhjet me vajzat e famshme të showbizit. Por duket se futbollisti ka hequr dorë nga vajzat e famshme. Ai ka bërë lidhjen e tij publike së fundmi.

Partnerja e tij është Margarita Hysenbelliu dhe vetëm nga emri kuptojmë se kjo nuk është vetëm një lidhje, por çifti i ka bërë gjërat serioze dhe janë martuar. Mesa kuptohet nga rrjetet sociale, Margarita nuk është shqiptare dhe merret me shitjen e pasurive të patundshme.