MENU
klinika

Transportonte emigrantë të paligjshëm

Mirditë, arrestohet 26-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

30.09.2022 - 12:45

Po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm arresetohen Besfort Morina dhe Julian Lacaj

Transportonte 6 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, shoqërohej dhe ruhej nga një automjet tjetër për të kryer këtë aktivitet kriminal, vihet në pranga 26-vjeçari. Arrestohet edhe drejtuesi i automjetit shoqërues.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot – Morinë”, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Autostrada”.

– Në autostradën “Milot – Morinë”, në Thirrë, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndaluar 2 automjete dhe pas kontrollit të ushtruar në secilin prej tyre, kanë gjetur, në njërin prej tyre, 6 emigrantë nga vendet e treta MENA, të cilët po transportoheshin kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit në automjetin tjetër nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Në këtë automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi J. L., i cili shoqëronte dhe ruante automjetin me emigrantë.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit B. M., 26 vjeç, banues në Kosovë dhe J. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për vepren penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

-Në vijim të operacionit “Autostrada”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, pas disa orësh, është evidentuar dhe goditur një rast tjetër i transportimit të emigrantëve kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Fang, Mirditë, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Tiranë – Prishtinë”, janë gjetur 2 emigrantë nga vendet e treta MENA.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht shtetasit B. I., 54 vjeç dhe I. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, shofer dhe faturino të këtij autobusi, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po transportonte emigrantë të paligjshëm

I riu i largohet policisë, shpallet në kërkim