MENU
klinika

DioGuardi në tokën e shqipeve

Në Greci, foshnjeve të porsalindura u tregojmë Shqipërinë…

20.09.2022 - 16:06

        Më herët, senatori amerikan me origjinë shqiptare Joseph J. DioGuardi, ka deklaruar se “Kalabria”, nuk është fjalë italiane, por do të thotë Kalaja e Arbërisë.

Kongresmeni i njohur Joseph J. DioGuardi, ishte i pari që i kërkoi Tiranës zyrtare, hapjen e Ambasadës amerikane në Shqipëri, në vitin 1990.

Me një rol të rëndësishëm për kuazat shqiptare, pas viteve ’90-të, ish-kongresmeni amerikan me prejardhje arbëreshe, Joseph J. DioGuardi.

lindi më 20 shtator të vitit 1940.

Rep. Newt Gingrich, R-Ga., Bob Wacher, Rep. Joseph J. DioGuardi, R-N.Y., Bob Wacher and Rensburg. 1989 (Photo by CQ Roll Call via Getty Images)”n

Shërbeu në radhët e Kongresit Amerikan në harkun e vjetëve 1984-1989. Në cilësinë e presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), DioGuardi vizitoi Shqipërinë së bashku me kongresmenin Tom Lantosh, më 30 maj të vitit 1990.

Në takimin e mbajtur me kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, Lantosh-i hedh idenë e hapjes së një ambasade amerikane në Tiranë, që sikurse më gjerë në Ballkan, do të mundësëonte mbajtjen e një marrëdhënieje dypalëshe sa më harmonike. Në bisedën me dyer të hapura të zhvilluar në selinë e Presidiumit, DioGuardi foli ndër të tjera për origjinën e tij shqiptare, traditat e ruajtura nga familja dhe mbrojtjen e çështjes shqiptare.

“Babai im është nga katundi Greçi, ku si gjuhë të parë kanë shqipen. Kur lind një fëmijë në fshatin e babait tim, e ngrenë dhe e kthejnë me fytyrë nga Shqipëria, ndonëse kanë kaluar 500 vjet.

Ne kemi qendruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej vitit 1929. Amerika na dha rastin edhe familjes sime, edhe familjes së kongresmenit Lantosh, që të vimë dhe sot këtu, në përpjekje për të ndihmuar njerëzit tanë.”

Në vijim, DioGuardi do të kryente në Shqipëri funksione që lidheshin me kontekstin politik dhe social të viteve ’90.

Xhozef DioGuardi apo Joseph J. DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940, është politikan amerikan me origjinë arbëresh-shqiptare nga Italia (Katundi, Kampanja). DioGuardi është kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës.

Sikur ai vetë ka dëshmuar, rrjedh nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut, të cilët kishin ndihmuar mbretërinë e Napolit më 1461.

Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan. U ri-zgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989.

Në vitin 1986, së bashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t’i dhëne Medaljen e Nderit heronjve ushtarakë zezakë të Luftës I dhe II Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye raciale.

DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Pasi la Kongresin më 1989, ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Si president i Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990, bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi.[1].

Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, ky i fundit i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjate luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë, me origjinë hebreje) dhe DioGuardi i dërguan dokumentet në Izrael, ku u certifikua vërtetësia e tyre. Dhjetëra shqiptare kanë marrë titullin “Righteous Among the Nations” nga shteti izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Një film dokumentar për shqiptaret që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman[2]. Në gusht 1990,  DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole, kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBA-së, në Kosovë.

Në qershor 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkese të Kongresmenit Dana Rohrabacher në gusht 1998, ai udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë, për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjashtëqind vjet mall...

”Moti i madh” troket në UNESCO

Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit