Moderatorja e njohur dhe simpatike, Nevina Shtylla është mjaft e dashur për publikun shqiptar. Nevina ka postuar në Instastory një video, ku është shfaqur me barkun e rrumbullakosur.
Nevina i ka bërë të gjithë të mendojnë se është shtatzënë, por në të vërtetë nuk është kështu. Moderatorja thjesht ka provuar një fustan për gra shtatzëna dhe ka vendosur që këtë moment ta ndajë me ndjekësit.
“Nënë me shumë fëmijë”, ka shkruar Nevina krahas videos.
Kujtojmë se Nevina është shumë diskrete për sa i takon jetës së saj private.
Madje, ajo nuk flet aspak për lidhjen e saj prej disa vitesh me juristin Arbër Myftarin.
Më herët, Nevina ka folur për karrierën e saj dhe se si e ka nisur.
Ajo ka treguar se ka qenë vetëm 15-vjeç dhe ka pasur emocione shumë të forta.
“Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, ka treguar moderatorja simpatike dhe mjaft e dashur Nevina Shtylla.