MENU
klinika

E krijoi pasi u censurua nga Twitter dhe Facebook

Platforma e re e Trump bllokohet nga Google Play

01.09.2022 - 09:29

Platforma e medieve sociale e ish-presidentit amerikan Donald Trump është ndaluar të jetë e aksesueshme në Google Play.

Google thotë se platforma shkel politikat e saj për ndalimin e përmbajtjeve me nxitje të dhunës dhe kërcënimeve fizike.

Vendimi e bën të pamundur për përdoruesit me telefona Android të shkarkojnë aplikacionin.

Devin Nunes, CEO i Truth Social, e ka quajtur Google më parë një “monopol”.

Truth Social u laçua në App Store të Apple në muajin shkurt, megjithëse u shoqërua nga probleme të shumta.

Një zëdhënës i Google tha për BBC: “Më 19 gusht ne njoftuam Truth Social për disa shkelje të politikave standarde.

“Pasja e sistemeve efektive për moderimin e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit është një kusht i shërbimit tonë që çdo aplikacion të shfaqet drejtpërdrejt në Google Play,” shtuan ata.

Google thotë se ka ofruar këshilla ndaj Truth Social se si të rregullohen problemet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elon Musk blen platformën për 44 miliardë dollarë

Si do të ndryshojë Twitter?!