MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse monstrat e gjakut merren nga gishti i katërt?

10.09.2022 - 12:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse monstrat e gjakut merren nga gishti i katërt?

Mjeku: E keni bërë ndonjëherë këtë pyetje përse gjithmonë na “therin” mu këtë gisht?

Kur japim gjakun nga gishti për të bërë analiza, pothuajse gjithmonë na therin në gishtin e katërt.

Nëse ndonjëherë keni pyetur përse ndodh kështu, përgjigjja është kjo: Gishti i madh dhe gishti i vogël janë shumë më mirë të lidhur me nyjën e shuplakës sesa gishtat e tjerë.

Kjo do të thotë që, teorikisht, infeksioni i gishtit të madh dhe i gishtit të vogël mund të përhapet më shpejt “sipër” dhe do të përfshijë dorën.

Për këtë shkak gjaku përgjithësisht merret nga cilido gisht, pos nga gishti i madh dhe gishti i vogël.

Mirëpo, në mollëzën e gishtit të katërt kryesisht ka diç më pak receptorë për dhembje, andaj “therja” është më pak e pakëndshme.

Pos kësaj, këtë gisht e përdorim më rrallë se gishtat e tjerë, andaj edhe lëkura në të është më e hollë.

Dhe pikërisht për këtë shkak edhe vraga e vogël në këtë gisht shërohet më shpejt sesa në gishtat e tjerë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të gjenden në treg dhe shumë lirë

10 ushqimet që luftojnë presionin e lartë të gjakut