MENU
klinika

Vendimi merret për 10 vjet

SHBA-ja ndalon firmat e teknologjisë që të investojnë në Kinë

07.09.2022 - 12:09

Kompanitë amerikane të teknologjisë të cilat marrin fonde nga shteti do të ndalohen që të ndërtojnë objekte “të teknologjisë së avancuar” në Kinë për 10 vjet, deklaroi administrata e presidentit Joe Biden.

Kjo ndalesë është pjesë e një plani prej 50 miliardë dollarësh, që synon të fuqizojë industrinë lokale. Njoftimi vjen pasi grupet e biznesit kanë kërkuar më shumë ndihmë nga Qeveria amerikane, me qëllim që të ulin varësinë nga Kina.

“Do të zbatojmë këta udhëzues për t’u siguruar se të gjithë ata që marrin fonde federale nuk do ta rrezikojnë sigurinë kombëtare, ata nuk do të lejohen që t’i përdorin këto para për të investuar në Kinë, ata nuk mund të zhvillojnë teknologji të avancuar në Kinë për një periudhë 10-vjeçare”, tha sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo.

Lexo edhe : Nesër shpallet kryeministri i Britanisë/ BBC: Truss zbulon planin për krizën energjetike
Kompanitë amerikane që kanë tashmë fabrika në Kinë mund t’i zgjerojnë ato vetëm nëse duan t’i shërbejnë tregut kinez. SHBA-ja dhe Kina kanë mosmarrëveshje për çështjet tregtare dhe ato të teknologjisë.

Në gusht, presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi një ligj sipas të cilit janë ndarë 280 miliardë dollarë për prodhimin e teknologjisë së lartë dhe të hulumtimeve shkencore, pas frikës se SHBA-ja po humb avantazhin e teknologjisë përkundrejt Kinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN