MENU
klinika

Çfarë shkruan këngëtarja?

Shtatzënë apo jo? E vërteta e Fifit

18.09.2022 - 10:27

Prej disa disa ditësh tashmë, rrjeti po zien sipas një lajmi që Filloreta Raçi e njohur si Fifi është shtatzanë.

Së fundmi, Panoramaplus.al ka deklaruar se burime të afërta pranë çiftit shprehen se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas të njëjtit burim këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël dhe vijon angazhimin e saj si artiste, natyrisht gjithnjë shoqëruar nga partneri i saj, Adis Patushi.

Ishte Fifi ajo që disa ditë më parë provokoi ndjekësit me disa deklarata mbi një dasmë të mundshme duke i bërë thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirit.

“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruante Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij.

Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi publikoi një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo shtoi:

“Urime! Mas juve Inshallah”.

Kështu ajo la të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket së ardhmes së afërt apo të largët.

Adis Patushi dhe Fifi u njohën nëpërmjet Kledi Hysës, pas daljes së këngëtares nga “Big Brother Vip” .

Që nga ai moment dyshja janë me njëri-tjetrin kudo. Sakaq kujtojmë që Adisi ka një djalë Troin, me Adrola Dushin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ç’do të bënte ndryshe

A do të hynte Fifi sërish në “Big Brother”?

Dyert e hapura për miliarderët

Beogradi lë dyert e hapura për rublën ruse