MENU
klinika

Sa vite burg kërkohet për Etleda Çiftja

SPAK jep pretencën për anëtaren e KPK-së

12.09.2022 - 12:29

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK ), ka kërkuar 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja.

Por mesohet se dënimi do të konvertohet në shërbim prove me 2 vite dhe Çiftija nuk do të bëjë asnjë ditë burg, nëse kërkesa e SPAK pranohet nga GJKKO.

Më 30 qershor Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim gjyqtaren e KPK, të akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim.

Nga hetimet e kryera “ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurise, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish Banka Emporiki – Shqipëri sh.a. Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë”.