MENU
klinika

Tensionet Turqi-Greqi

Erdogan kundër SHBA: Keni qasje të gabuar politike!

20.09.2022 - 10:37

Në një intervistë për rrjetin amerikan PDS, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka shprehur qëndrimin e tij kundër SHBA pas tensioneve me Greqinë.

Erdogan ka paralajmëruar se nëse do t’i duhet avionë luftarakë ai do të trokasë në dyer të tjera, nëse SHBA nuk do të jetë e gatshme.

Po ashtu Erdogan ka folur kundër SHBA duke thënë se po krijojnë baza të reja në tokën greke, po i japin luftëtarë SHBA, ndërsa ndaj vendit të tij po imponojnë sanksione.

“Midis dy vendeve mike është shumë e gabuar qasja politike për të vendosur sanksione ndaj Turqisë për çështjen e F-16. Biden më premtoi zgjidhjen e çështjes” , tha ai duke folur kundër vendit tonë: “Çfarë do të bëjmë nëse nuk arrijmë të marrim rezultatin që duam nga Shtetet e Bashkuara për F-16? Ne do të kujdesemi për veten. Pra, ju do t’i jepni Greqisë të gjitha llojet e mbështetjes për F-16, do të ndërtoni baza atje, por nuk do t’ia jepni atë mbështetje një vendi mik si Turqia në NATO dhe një vendi që jep të gjitha llojet e mbështetjes për NATO-n? Jemi në pesë vendet e para. Në këtë rast, detyra e Turqisë është të kujdeset për veten. Përndryshe, ne nuk kemi problem me Amerikën”, tha ndër të tjera Erdogan.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sondazhi: Qytetarët nuk e duan luftën

“64% e turqve nuk ndjejnë armiqësi ndaj popullit grek”

Ja ç'shkruan media gjermane për tensionet

“Erdogan nuk kërkonte gazin, donte të fundoste anijen greke”