Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e zhvilluara në Itali një ditë më parë dhe duket se do të jetë kryeministrja e parë femër në shtetin fqinj.
Meloni pritet të formojë qeverinë më të djathtë në Itali që nga lufta e Dytë Botërore. Kjo duket se do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës duke qenë se Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Bashkimit Europian, shkruan BBC.
Megjithatë duke folur pas procesit zgjedhor, Meloni tha se partia e saj “Vëllezërit e Italisë” do të qeverisë për të gjithë, në një dalje për gazetarët në Romën.
“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr”, u shpreh ajo.
Meloni pritet të marrë deri në 26% të votave bazuar në rezultatet paraprake, përballë rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.
Aleanca e krahut të djathtë e lëvizjes së Melonit, e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia, tani duket të ketë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, me 42.2%.
Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë varet nga presidenti, jo Giorgia Meloni dhe kjo do të marrë kohë.
Ky është rezultati i deritanishëm: