MENU
klinika

Java 7 ishte anuluar

Zyrtare, Premier League vendos datat e rikthimit

12.09.2022 - 19:31

Premier League rikthehet të premten pas pushimit të fundjavës pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Nis nga java e 7-të dhe do te zhvillohen 7 nga 10 ndeshjet e planifikuara. Tre garat e shtyra, pas ngjarjeve në lidhje me përgatitjen e funeralit të Mbreteresh, janë: Brighton – Crystal Palace; Chelsea – Liverpool; Manchester United – Leeds.

Ky është orari i takimeve që do të mbahen rregullisht: E premte 16 shtator Aston Villa – Southampton (21:00) ; Nottingham Forest – Fulham (21). E shtune 17 shtator Wolverhampton – Manchester City (13.30), Newcastle – Bournemouth (16), Tottenham – Leicester (18.30) E diel 18 shtator: Brentford – Arsenal (13:00), Everton – West Ham (15:15)

Vedkja e Mbretëreshës Elizabeth II tronditi jetën e përditshme të anglezëve, duke çuar në disa ndryshime edhe në strukturën e kalendarit të divizionit të lartë kombëtar të futbollit.

Pas shtyrjes në bllok të javws së shtatë, pra në programin e xhiros së tetë do të shihen vetëm shtatë nga dhjetë ndeshjet e planifikuara fillimisht. Të premten më 16 do të shohë Aston Villa-Southampton dhe Nottingham Forest-Fulham të dalin në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN