MENU
klinika

Serie A, Java 11

10 fitore radhazi, Napoli kalon edhe Romën

23.10.2022 - 22:45

Napoli, ashtu si Real Madrid, jo vetëm që është ekipi i pathyeshëm këtë sezon, por tashmë është pretendenti numër 1 në Serie A për titullin. 10 fitore radhazi, mes kampionatit dhe Champions, e dëshmojnë këtë. Sonte të kaltrit fituan 0-1 në fushën e Romës.

Goli i shënuar nga Osimhen në minutën e 80-të prishi ekuilibrat në një ndeshje të luftuar, në të cilën Napoli ishte më i rrezikshëm në aksionet sulmuese, duke e merituar plotësisht fitoren.

Në fundin e pjesës së parë, gjyqtari kryesor vërshëlleu për 11-metërsh në favor të Napolit për ndërhyrje të gabuar të portierit të verdhekuqve, Rui Patricio, par pas rishikimit të pamjeve nëpërmjet VAR-it, e ktheu vendimin.

Gjatë fraksionit të dytë Napoli pati disa raste për të shënuar, për të ardhur më ps te goli i Osimhen me një goditje të befasishme prirët me portën. Kjo ishte fitorja e nëntë Napoli në Serinë A, ndërsa Roma pësoi humbjen e tretë. Asnjë minutë në fushë për Marash Kumbullën.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin