MENU
klinika

"Taksirati jonë t’i mundim dhe një herë, mirë"

A kanë dhënë dorëheqjen 2500 policë? Rama flet për herë të parë

29.10.2022 - 12:13

Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigje për herë të parë pas denoncimit të fortë që bëri ish kryeministri Sali Berisha kur tha se 2500 policë kanë dhënë dorëheqjen. Rama tha se kjo është një rrenë. 

Duke iu referuar zgjedhjeve vendore lokale te 14 majit 2023, Rama tha “taksirati jonë t’i mundim dhe një herë, mirë”.

Nderkohe qe nuk vijoi me replikat per opoziten sepse tha qe “do me sulmojne sa te fiken kamerat”, ministret Balluku dhe Kumbaro.

Edi Rama: Le të dalin të thonë jo 22 milonë euro por 220 milionë euro i kushtoi kryeministri këtjij populli me avionin ndërkohë që e vërteta është që falë atij avioni promocional udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të kryeministrisë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë.

Po e ndaloj këtu se do më sulmojnë sa të ikin kamerat këto të dyja që kam në krah se thonë flasim për pozitivitetin, punën, se pastaj këta të marrin fjalët ti cojnë. Këta të bëjnë ca të duan, do vijojmë të bëjmë atë që mundemi.

Tjetër gjë është të thuash do e hapim rrugën e Arbrit në verë e nuk është hapur se ka dalë problem gjeologjik i paparashikuar. Këto ndodhin rrugës, por ti nuk the një rrenë. Kurse ti thuash që 2500 policë kanë ikur nga policia kanë dhënë dorëheqjen kjo është rrënë. Po një rrenë e ligë, jo rrenë për qejf, dola për gjueti e vrava 7 derra sepse vlen nga konsiderimi i popullit një turmë që nuk meriton respekt e të dijë të vërtetën përvec se të kapet për hunde e të përodret për interesa personale.

Normal që vijon e sot se është një pjesë e njerëzve që janë gati ta hanë rrenën e të përdoren me qejfin më të madh. Kur dhe bota e aleatët thonë boll, boll. Okej, ne këtu jemi do vijojmë punën e taksirati jonë t’i mundim dhe një herë mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama “thumbon” Kosovën për ‘Open Balkan’

“S’është lojë e Serbisë, as konspiracion i Rusisë!”