MENU
klinika

"Kisha merakun nëse qeshnin spektatorët"

Ardit Gjebrea zbulon momentin e sikletshëm gjatë prezantimit

31.10.2022 - 10:53

Gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq”, Ardit Gjebrea ka ndërhyrë teksa tregoi një moment të sikletshëm që ka kaluar kohë më parë. Ai ka kujtuar momentin kur iu desh që të prezantonte aktoren e madhe , Ornela Mutin, mirëpo kishte frikë se si do të reagonte publiku.

Gjebrea theksoi se kishte merakun nëse spektatorët do të qeshnin kur të përmendej emri i artistes së madhe.

“E di dhe unë të mirëkuptoj sepse të njëjtin problem kam patur unë kur kam patur të ftuar Ornela Mutin, aktoren e madhe në skenë dhe për ta prezantoja kisha një siklet të jashtëzakonshëm se si do ta prezantoja? Sigurisht që e prezantova, por kisha merakun e spektatorëve se mund të qeshnin, se mund të bënin dhe kjo mua më ndodhi vetëm njëherë në skenë. Okej, unë jam artist, e bëj dhe publiku është i kulturuar dhe e kupton…”, tregoi ndër të tjera Ardit Gjebrea.

Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea, i është kundërpërgjigjur deklaratave të këngëtarit Endri Prifti së fundmi. Ky i fundit lajmëroi përmes një statusi se nuk do të ishte pjesë e “Kënga Magjike” këtë vit, pa dhënë një arsye konkrete, por duke shkruar se “as vetë s’e morëm vesh.” Gjithashtu ai shkroi se fituesi përzgjidhet 5 muaj para nga ‘byroja.’

Nga ana tjetër Ardit Gjebrea ka rishpërndarë statusin e Endri Priftit, duke shkruar se ai nuk ka respektuar rregullat e “Kënga Magjike”, duke mos dorëzuar këngën në datën e caktuar.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë? Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”- shkruan Ardit Gjebrea.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën