30.10.2022 - 17:53
Vetëm 24 orë ka mbajtur kreun Manchester City, pasi Arsenal është rikthyer menjëherë komandues në Premier League, duke mposhtur bindshëm 5-0 në “Emirates” ekipin e Nottingham Forest.
Ekipi i drejtuar nga Arteta u mjaftua me golin e Martinellin shumë shpejt, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Pjesa e dytë nisi me dopietën e Nelson, ndërsa edhe Party u bë pjesë e listës së golashënuesve. Në festivalin e golave nuk mungoi as Odegard. Arsenali kryesues ka 2 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 12
Liverpool thyhet sërish, nuk është për titull
Premier League, Java 12