MENU
klinika

Premier League, Java 12

Turpërohet Chelsea, Tottenham përmbys 2 gola

29.10.2022 - 18:00

Pas katër fitoreve dhe 2 barazimeve radhazi, Chelsea është thyer për herë të tretë këtë sezon në Premier League, duke humbur shumë terren me kreun. Ishte Brighton që e mposhti 4-1 në shtëpi. Ndërsa Tottenham përmbys 2 gola në transfertë me Bournemouth.

Skuadra e De Zerbit befasoi miqtë që në minutën e pestë me Trossard. Blutë e Londrës ishin të pafat në pjesën e parë, pasi realizojnë 2 autogola me Loftus Cheek dhe Chalobah, që dërgojnë topin në rrjetën e gabuar.

Chelsea u zgjua në pjesën e dytë me Havertz, duke dhënë shkëndija shprese për një përmbysje të mundshme. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe ekipi i Potter nuk fiton prej 3 sfidave, pas atyre barazimeve me United dhe Brentford.

Sikur të mjaftonte, ekipi vendas realizon edhe të katërtin në fund me Gross. Sulmuesi Armando Broja nuk u preferua titullar, lojtari kuqezi u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit, pasi mori vendin e amerikanit Pulisic, por pa mundur të lërë shenjë.

Interesante ndeshja mes Bournemouth dhe Tottenham. Vendasit shnuan një gol në të parën dhe një në fillimin e pjesës së dytë, por më pas Spurs jo vetëm që barazuan, por në fund arritën të fitonin 2-3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN