MENU
klinika

Premier League, Java 12

Liverpool thyhet sërish, nuk është për titull

29.10.2022 - 22:44

Liverpool duket se nuk është për titull këtë sezon në Premier League. Të Kuqtë e Jurgen Klopp u mposhtën sërish në shtëpi, kësaj here 1-2 nga Leeds, duke treguar se kanë probleme dhe nuk arrijnë të përmbysin ashtu sic bënin vjet.

Dy gola pa u mbushur çerek ore lojë në ndeshjen e “Anfield” mes Liverpoolit dhe Leeds United në kuadër të javës së 13-të të Premier League-s. Fillimisht shënuan miqtë me Rodrigon që në minutën e katër, duke i befasuar vendasit.

Kundërpërgjigjja e “The Reds” erdhi në minutën e 14-të me Mohamed Salah, pas një aksioni të gjatë të skuadrës së Jurgen Klop. Goli i egjiptianit Salah dha përshtypjen se Liverpooli do të gjente shpejt golin që do të përmbyste shifrat, por nuk ndodhi kështu. Për minuta të tëra “The Reds” krijua raste pa fund për të shënuar, por portieri i Leedsit, Meslier ishte thjesht i pakalueshëm.

Atëherë kur tifozët vendës po prisnin me padurim golin e fitores, vjen befasia e madhe nga këmbët e Summerville, që bëri të heshte “Anfieldin”. Humbje e papritur për Liverpoolin, që rrëshqet në vendin e nëntë, larg kryesuesve të Premier League-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN