MENU
klinika

"I zhveshi dhe i detyroi të kalonin drejt Greqisë"

Athina akuzon Turqinë për emigrantët

16.10.2022 - 12:17

92 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme janë kapur në Greqi, duke kaluar ilegalisht territorin. Por Athina zyrtare thotë se këta emigrantë ishin zhveshur nga autoritetet turke dhe ishin detyruar prej tyre që të kalonin kufirin drejt Greqisë përmes lumit Evros.

Policia greke njoftoi se disa prej emigrantëve kishin lëndime trupore. Sipas tyre, klandestinët kishin kaluar lumin përmes varkave plastike.

Emigrantët i thanë policisë greke dhe forcave të FRONTEX që patrullojnë në kufi, se ishin detyruar nga autoritetet turke të hipnin në 3 automjete që i transportuan në kufi. Ata dëshmuan gjithashtu se ishin detyruar të zhvisheshin lakuriq përpara se të hipnin në varka.

Pasi kaluan në anën greke të kufirit, emigrantëve iu ofruan veshje dhe ushqim nga policia.

“Sjellja provokuese e Turqisë ka tejkaluar të gjitha kufijtë”, deklaroi Ministria greke e Migracionit.

Autoritetet greke bënë thirrje që Ankaraja të hetojë këtë incident.

Turqia ka akuzuar vazhdimisht Greqinë se i kthen pas emigrantët përmes tokës dhe detit. Ndërsa Greqia akuzon Turqinë se po i lejon refugjatët që të kalojnë drejt Greqisë për të bërë presion ndaj BE-së.

Emigrantët janë kryesisht nga Afganistani, Siria dhe Pakistani.

Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore