MENU
klinika

“Kupa u mbush, boll më”

Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestën para Ministrisë së Brendshme: Kundër dhunës policore

21.10.2022 - 10:08

Ish kryeminsitri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të premten në një protestë përpara Ministrise se Brendshme. Protesta është thirrur në orën 8 të mbrëmjes.

“Sot ne ora 20:00 te gjithe ne proteste para Ministrise se Brendshme! sb”, shkruan Berisha.

Në rrjetet sociale tubimi është thirrur nga të rinjtë shqiptarë, për të kundërshtuar dhunën policore.

“Boll më me padrejtësinë. Stop ekzekutimit të shqiptarëve”, thuhet në pankartën e shpërndarë.

Protesta vjen pas vdekjes së të riut Lear Kurti pas shoqërimit në Komisariat nga patrulla e policisë.