MENU
klinika

Ja cilat janë

Ca shenja ‘të fshehta’ që tregojnë se mund të vuani nga kistet në vezore

22.10.2022 - 11:43

Perioda të çrregullta dhe të vështira

Periodat e çrregullta mund të jenë pasojë e shumë gjërave- stresit, shtatzënisë, ilaçeve të caktuara, aktivitetit të tepërt fizik, stresit, etj. Mes gjithë këtyre shkaqeve qëndrojnë edhe kistet. Shumica e njerëzve që kanë vezore kistike kanë perioda të çrregullta. Ndonjëherë kjo nënkupton që cikli zgjat më shumë nga zakonisht dhe herë të tjera menstruacionet vijnë shumë rrallë. Dhimbjet e padurueshme apo hemoragjia më e shtuar janë një tjetër shenjë.

Qime në fytyrë dhe trup

Niveli i lartë i hormoneve mashkullore mund të shkaktohet nga kistet dhe çon në krijimin e qimeve të reja në fytyrë dhe trup. Zakonisht këto qime janë të errëta dhe të plota dhe dalin në zonat ku rriten përgjithësisht qimet e burrave- në shpinë, krahëror, mjekër apo pjesën e poshtme të buzëve.

Vini re që flokët janë holluar

Nëse vini re rrallim të flokëve që nis nga rrënja, mund të konsideroni një vizitë tek gjinekologu pasi kistet mund të jenë një nga arsyet pse.

Vështirësi për shtatzëni

Sipas mjekëve zakonisht është e vështirë të mbetesh shtatzënë kur ke kiste. Kjo sepse periodat tuaja janë të çrregullta dhe procesi i ovulimit nuk ndodh shpesh. Shumë gra e kuptojnë që kanë vezore kistike kur duan të mbeten shtatzënë dhe hasin vështirësi.

Akne

Aknet mund t’ju shfaqen për shumë arsye, duke nisur që nga mungesa e higjenës së furçeve të make up-it deri tek problemet hormonale. Aknet janë problem i zakonshëm tek të rinjtë, por kur vuani nga kistet ato janë prezente dhe mund të përkeqësohen edhe kur jeni të rritur.

Shenja në trup dhe ndryshime të tjera

Mund të vini re shenja që s’i keni patur më parë në lëkurë. Tharje apo ashpërsim të disa zonave, nishane të reja apo quka të zmadhuara. Sidomos në qafë apo zonën e sqetullave.

Historiku i familjes

Edhe gjenet ndikojnë tek kistet që do të thotë se nëse dikush nga familja juaj ka vuajtur prej tyre, shanset janë më të mëdha. Mjekët kanë arritur gjithashtu në përfundimin se nëse keni historik familjar me diabetin gjithashtu mund të keni shanse të larta për vezore kistike.

Probleme me peshën

Ndryshimet në peshë janë gjithashtu një shenjë e kisteve në vezore. Nëse pavarësisht përpjekjeve të tjera nuk arrini të humbisni peshë, arsyeja mund të jetë PCOS.

Vështirësi me gjumin

Ndjesitë e ankthit dhe pagjumësi janë një tjetër shenjë “e fshehtë” që tregon se mund të jeni duke vuajtur nga kistet.

Burimi: Huffington Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN