MENU
klinika

Përfliten prej kohësh për një lidhje

Capital T pozon si sheik, Adrola nuk e kursen reagimin e saj

22.10.2022 - 10:34

Cili është personi më i komentuar për një lidhje të mundshme me Capital T në rrjet?

Padyshim, Adrola Dushi. Modelja dhe reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, prej kohësh kanë qenë qendra e vëmendjes në rrjet për një romancë midis tyre.

Ndonëse ata e kanë mohuar, komentet në rrjetet e tyre sociale nuk mungojnë asnjëherë.

Së fundmi ka qenë Capital-T i cili ka pozuar si sheik. Në seksionin e komenteve të shumta kanë qenë reagimet, ku ndër to vëmendjen e mori ai i Adrolës.

“Ehh, kshu ka lezet,”- shkroi modelja duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Kujtojmë më herët në një intervistë reperi ka treguar pse e mban kaq hermetike jetën private.

“Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”, shtoi reperi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja që habiti të gjithë

Çfarë po bën Capital T me Adrola Dushin?