MENU
klinika

Ndryshimet

Çfarë fshihet pas mesazhit “po rishikohet” në “TikTok”-un tuaj?

20.10.2022 - 11:38

“TikTok” është një aplikacion i njohur i mediave sociale që lejon përdoruesit të postojnë video deri në 10 minuta të gjata.

Hera-herës, përdoruesit hasin në një mesazh ku thuhet se videoja e tyre është në shqyrtim dhe tani përdoruesit duan të dinë se çfarë do të thotë kjo.

Që nga prezantimi i tij në vitin 2016, “TikTok” është kritikuar për mungesën e masave të sigurisë.

Si rezultat, ata kanë nxjerrë disa mjete dhe sisteme të reja për të ndihmuar në monitorimin e përmbajtjes që po postohet në faqen e tyre.

Disa nga këto sisteme të reja do të bëjnë që përdoruesit të shohin një mesazh që thotë: “Videoja juaj është në shqyrtim dhe nuk mund të ndahet për momentin.”

Kjo do të thotë që “TikTok” po shikon videon përpara se ta postojë për t’u siguruar që ajo është e përshtatshme dhe nuk përmban përmbajtje që shkel udhëzimet e saj të komunitetit.

Në shumicën e situatave teknologjike, ka mënyra për të kapërcyer muret e mediave sociale, megjithatë, në këtë situatë nuk është kështu.

Në ‘TikTok’, nëse videoja juaj është në shqyrtim, duhet të prisni derisa kompania të marrë një vendim nëse videoja është e përshtatshme apo jo. Megjithatë, ndonjëherë mund të ketë një problem në serverët e “TikTok’-ut, kështu që nëse mendoni se mesazhi mund të jetë një gabim, rinisja e aplikacionit ose rinisja e pajisjes suaj mund të ndihmojë.