MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i ndodh mëlçisë nga konsumi i proshutës dhe sallamit

16.10.2022 - 10:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë i ndodh mëlçisë nga konsumi i proshutës dhe sallamit

Mjeku: Konsumi i mishrave të përpunuar siç janë sallamrat, proshutat dhe salçicet, rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë apo rezistencës ndaj insulinës, që konsiderohet pikënisja e diabetit të tipit 2.

Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë rregullisht mishra të përpunuar janë 50% më të rrezikuar ndaj dhjamosjes së mëlçisë dhe po aq ndaj rezistencës ndaj insulinës.

Çfarë wshtë dhjamosja e mëlçisë: Dhjamosja e mëlçisë ka të bëjë me akumulimin e yndyrnave në qelizat e mëlçisë. Ky grumbullim nxit shfaqjen e inflamacionit dhe dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë. Dhjamosja e mëlçisë është kthyer në një problem madhor shëndetësor, jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe në ato më të zhvilluara. Kjo sëmundje nxitet edhe nga rezistenca ndaj insulinës, e cila vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë.

Roli i mishrave të përpunuar në dëmtimin e mëlçisë: Sallamrat, proshutat dhe salçicet përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të yndyrnave të ngopura të cilat shkaktojnë inflamacion. Nga të dhënat ato përmbajnë shumë kripë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dëmtimet që i shkaktohen mëlçisë. Këto produkte përgatiten dhe gatuhen në temperatura shumë të larta. Ky proces krijon kimikate të rrezikshme të cilat duhet të përpunohen nga mëlçia.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.