MENU
klinika

Një luftë e re në prag

Dendias krahason Greqinë me Ukrainën: Kujdes nga Turqia!

24.10.2022 - 16:28

Turqia dhe Greqia, të dyja anëtare të NATO-s, kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash lidhur me pretendimet territoriale dhe ajrore në detin Egje, madje shpesh flitet edhe për një konflikt të armatosur të mundshëm.

Së fundmi pas vizitës në Kiev, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias u shpreh se veprimet e Turqisë janë të ngjashme me ato të Rusisë ndaj Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta greka “Ekathimerini”, duke cituar editorialian e Dendias. Ministri i jashtëm grek u shpreh se Turqia ka adoptuar plotësisht metodat e Rusisë, duke kërcënuar Athinën.

“Kini kujdes, nëse nuk doni të bëheni një Ukrainë tjetër. Këtij provokimi të paprecedentë me të cilin përballemi ne i përgjigjemi: duke theksuar agresionin turk ndaj aleatëve dhe partnerëve; duke ndërtuar dhe përmirësuar aleancat tona me partnerët tanë evropianë, Shtetet e Bashkuara, vendet në fqinjësinë tonë të afërt si dhe me fuqitë në zhvillim”, tha Dendias.

Dendias vëren se kërcënimet e pushtimit, që në rastin e Ukrainës nuk kanë mbetur thjesht kërcënime, kombinohen me një luftë hibride duke përdorur të gjitha mjetet, si përdorimi i emigracionit armëve dhe bllokimi i flukseve të energjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ankaraja: Provokim, BE të mos përkëdhelë Greqinë!

“Aksion”, përplasen luftanijet turko-greke. Athina: Aksident!

Tensionet Greqi-Turqi në kulm

Athina notë proteste Ankarasë


Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore