MENU
klinika

Një djalë ia vranë dhe tjetrin ia plagosën me tritol

Dibranit i konfiskohen 7 pasuri

11.10.2022 - 10:17

Me një djalë të vrarë dhe një tjetër të plagosur, në harkun kohor të një viti, Gazmir Kosiqi nga Maqellarë e Dibrës është vënë në shënjestrën e SPAK.

Atij i është konfiskuar pasuria dhe ditën e djeshme ka qenë Apeli i GJKKO-së që ka lënë në fuqi të njëjtën masë ndëshkimi, që ka dhënë Shkalla e Parë më herët. Pasuritë e dibranit që një djalë iu vra e një tjetër u plagos, pretendohet nga Prokuroria e Posaçme se vijnë nga krimi i organizuar, duke bërë të mundur kështu marrjen e plot 7 prej tyre, ku përfshihen makina, kate të një ndërtese hotel, që gjendet në zonën e llixhave si dhe disa pasuri të tjera. E ndërkohë që për vrasjen e Elsi Kosiqit është vënë në pranga një person, për sulmin me tritol një vit më vonë ku iu plagos djali tjetër, ende nuk ka autor. Policia asokohe dhe më vonë vrasjen e konsideroi si sherr mes të rinjve, ndërkohë që në lidhje me sulmin me lëndë plasëse në stallën e bagëtive nuk ka motiv dhe as shkaqe reale të deklaruara nga Policia apo Prokuroria lokale.

KONFISKIMI
Kështu, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për konfiskim e pasurisë së Gazmir Kosiqit, pasi dyshohet se të ardhurat i ka krijuar nga krimi. Konkretisht, kalojnë në pronësi të shtetit 3 ndërtesa katërkatëshe, 2 makina, 1 truall dhe 1 apartament të Gazmir Kosiqit që i kalojnë shtetit. E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit. Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol. Banesa ku iu vendos tritol Gazmir Kosiqit në nëntor të vitit 2019. 3 ndërtesa 4- katëshe biznesi, një sipërfaqe truall 77 m2, një apartament me sipërfaqe 67 m2, si dhe dy makina, të sekuestruar në vitin 2020 nga Operacioni Forca e Ligjit, pasuri të vendosura me të ardhurat nga krimi, i kanë kaluar përfundimisht shtetit. Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për konfiskim e pasurisë së Gazmir Kosiqit, 62 vjeç.

PO KUSH ËSHTË FAMILJA KOSIQI?
Më 21 mars të katër viteve më parë, Elsi Kosiqi do të ekzekutohej në derë e shtëpisë së tij me tre plumba. 32-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, u tha se sapo ishte kthyer nga Dibra e Madhe ku kishte qëndruar gjithë ditën e datës 20 mars. Ai u prit deri sa u kthye dhe në momentin që ka lënë mjetin brenda avllisë së shtëpisë, ka dalë të mbyllë atë, është sulmuar me armë duke i marrë jetën në vend. autorët u larguan në errësirën e pasmesnatës për të zhdukur gjurmët, ndërkohë që pas disa orësh policia e Dibrës solli në pranga një të ri! Bëhet fjalë për Mahmut Gegën, i cili nuk e ka pranuar vrasjen e Kosiqit! Sipas të dhënave të kohës, aktin e vrasjes së djalit të familjes Kosiqi e kishin parë edhe familjarët, ndërkohë që Policia e la ngjarjen te motivet banale, si shumë prej akteve të tilla të ndodhura në vendin tonë.

Po ndërkohë që Gega po hetohej e gjykohej për ekzekutimin me tri plumba të Elsit, një tjetër sulm ndodh në familjen Kosiqi. Bëhet fjalë për atentatin me tritol të bërë djalit tjetër, Ismailit, në emër të të cilit gjenden edhe shumë prej pasurive të konfiskuara nga SPAK. Sipas të dhënave të asaj kohe, Ismaili, vetëm 27 vjeç, mori plagë në këmbë. Për atë ngjarje, Policia tha se po hetohet e punohet për të shkuar tek autorët e sulmit, por asnjëherë nuk u mor vesh nëse u zbardh si akt. Po ndërkohë që kërkoheshin autorët e sulmit, ndaj familjes Kosiqi u kërkua t’u hetohej pasuria pasi pretendohej nga Prokuroria e Posaçme se iu kishte ardhur nga përfshirja e tyre në krimin e organizuar.

Në fakt, nuk dihet se për çfarë krimi bëhet fjalë, por ditën e djeshme edhe publikuar edhe një listë me të 7 pasuritë që iu kanë konfiskuar Gazmir Kosiqit, 62- vjeçarit nga Maqellara e Dibrës, të cilit një djalë iu vra dhe një tjetër iu plagos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN