MENU
klinika

Nga mesazhet tek takimi për t’u “sqaruar”!

Dinamika brenda lokalit ku u vranë 3 persona

13.10.2022 - 10:17

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e djeshme në një lokal në qytezën e Klosit, kur pjesëtarë të tre familjeve kanë lënë një takim për t’u sqaruar, por ngjarja ka marrë përmasa tragjike, duke lënë pas dy të vdekur, përfshirë një adoleshent 17- vjeçar. Pak momente më vonë, është gjetur i vdekur edhe autori i dyshuar, një 39-vjeçar.

NGJARJA
Ka qenë mesdita e së mërkurës kur Ilir Shira së bashku me djalin e tij 17- vjeçar, gjimnazist në shkollën profesionale të qytetit, ka lënë një takim në lokal “Dibra” me vëllezërit e familjes Mjeshtri për të “sqaruar” situatën e krijuar, pasi adoleshenti kishte krijuar një lidhje me vajzën e njërit prej vëllezërve të familjes tjetër.

Banorë të fshatit Dars u shprehën se familja Mjeshtri nuk e pranonte lidhjen e vajzës së tyre me 17-vjeçarin Kenado Shira, madje për këtë gjë dje janë takuar në Klos tre vëllezërit Fiqiri, Fatmir e Besnik Mjeshtri si dhe Ilir e Kenado Shira (babë e bir), për t’u sqaruar. Gjatë bisedës, ata i kanë kërkuar adoleshentit që ta marrë vajzën, por adoleshenti nuk ka pranuar duke thënë se atë e donte edhe shoku tjetër i klasës, Renado Hasula, 16 vjeç.

Në diskutim e sipër, kur zona ishte e mbushur edhe me kalimtarë të rastit, debati ka degjeneruar në përdorimin e armëve, duke vrarë në vend 17-vjeçarin Kenado, i cili udhëtonte çdo ditë nga fshati i tij i lindjes në drejtim të Klosit ku ndiqte studimet në shkollën profesionale atje. Në qytet, gjatë ditës së djeshme kishte zbritur edhe babai i tij dhe priste të rikthehej për në fshat së bashku me të birin. Por, nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe ai. Pavarësisht se është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Tragjedia ka ndodhur në orët e mesditës, në qendër të qytetit, kur dhjetëra njerëz ishin në lëvizje. Mësohet se autori, pasi kishte mësuar për ngacmimet ne “Instagram”, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.

DËSHMITË
Askush nuk e di si ka rrjedhur biseda mes tyre, por klientët kanë pohuar se kanë dëgjuar ngritje zëri dhe debate mes vëllezërve Mjeshtri dhe Ilir e Kenado Shirës, madje kanë dëgjuar fyerje të rënda e kërcënime nga ana e tyre.

Nga kamerat e sigurisë në lokal është fiksuar momenti kur Fiqiri Mjeshtri ka dalë nga lokali dhe ka vajtur te makina dhe prej andej ka dalë me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar fillimisht 17-vjeçarin Kenado Shira dhe pastaj babain e tij, Ilir Shira. Mësohet se në momentin e të shtënave, adoleshenti ka tentuar të mbrojë babanë e tij, duke humbur jetën bashkë me të. Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes u shprehën se i riu ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë dhjetëra njerëz kanë parë skenat e rënda të të shtënave dhe britmave të njerëzve.

Banorët shprehen se 17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e Fiqiri Mjeshtrit. Disa herë ky i fundit kishte dërguar të afërm të tij në familjen Shira dhe u kërkonte që ta merrte vajzën për nuse. Fillimisht u tha se ngjarja kishte nisur prej kohësh dhe se dy familjet, Mjeshtri e Shira ishin në konflikt për çështje pronësia, por pak orë më vonë është saktësuar se lidhje mes dy adoleshentëve solli ngjarjen e rëndë kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN