MENU
klinika

VIDEO

“E bëra me qëllim për t’ju ​​frikësuar”, Putin vë në lojë moderatorin për përdorimin e…

28.10.2022 - 19:06

Një klip interesant u shpërnda në Twitter nga Francis Scar, një korrespondent i BBC-së që ndjek mediat ruse, nga paneli i djeshëm ku mbajti një fjalim presidenti rus Vladimir Putin.

“Nuk ka shumë gjëra më pak qesharake sesa përpjekja e Vladimir Putin për të bërë shaka me luftën bërthamore”, e shoqëroi videon Scar.

Në videon e publikuar nga Scar në Twitter, moderatori i panelit i kujtoi presidentit rus komentet e tij të pakëndshme të katër viteve më parë, në të njëjtin event, kur tha se “të gjithë do të përfundojmë në parajsë”.

“Nuk jemi me nxitim apo jo?”, e pyeti moderatori Putinin.

Ndërkohë që Putin mori disa sekonda duke për t’ju përgjigjur pyetjes, duke e shtyrë moderatorin të komentonte se pauza në fakt dukej paksa alarmante.

“E bëra me qëllim për t’ju ​​frikësuar”, tha Putin duke qeshur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të dhënat nga Inteligjenca amerikane

“Rusisë i duhen 2 ditë për të rrëzuar Ukrainën”

Sulmi i Ukrainës është lufta e Vladimir Putin

A do t’i aktivizojë presidenti i Rusisë armët bërthamore?