MENU
klinika

Pushteti dhe liria...

ELEKTROSHOK premierë në TKE

05.10.2022 - 14:56

       Një grup të rinjsh që nuk e kanë jetuar diktaturën e egër komunsite në Shqipëri, sjellin në skenën e Teatrit Eksperimental, pikërisht këtë realitet të hidhur. “Elektroshok” është shfaqja e tyre, që shënon këtë mbrëmje premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Përmes kënvështrimit të tyre bashkohor dhe talentit, artistët e rinj i qasen  sistemit totalitar, lirisë artistike dhe përdorimit nga pushteti.

Me pjesëmarrjen e Fiona Rushitit, në role vijnë: Aleksandër Mitrollari, Urim Aliaj, Ermir Hoxhaj, Theodhora Dhimo. Subjekti prezanton një dramaturg, i cili që në nisje ka vendosur të vetëvritet, për t’i shpëtuar torturave të Shërbimit Sekret. “Por, një ftesë e papritur në rezidencën e Liderit Suprem e shpëton atë, në çastin e fundit. Atje, ai do të përballet me një vendim që do të vërë në pikëpyetje, jo vetëm ndërgjegjen e tij si artist, por edhe vetë fatin e njerëzimit.

Shfaqja ka në qendër lirinë e artistit dhe se si përdoren ata nga pushteti, që në rastin e “Elektroshok” është një regjim totalitar. Mënyra sesi është trajtuar regjimi është i papërcaktuar, por njëkohësisht mund të ngjallë asociacione me regjime të ngjashme ndër vite. Liria e artistit dhe e njeriut në përgjithësi, është në qendër te shfaqjes”.

Interpretuar nga aktori i ri dhe i talentuar Aleksandër Mitrollari, “Lideri suprem” do të na njohë me anët më të errëta të regjimeve absolute, të afta të depërtojnë dhe në ëndrrat e qytetarëve të thjeshtë. Interpretimin i aktorit të ri dhe të talentuar Urim Aliaj, do të na njohë me kufijtë e asaj çka dikush është i aftë të kryejë, për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin.

Me regji nga Sara Smaja, skenografe/kostumografe është Bendis Qose, koreograf Aldo Alia, as. regjisor Eleonora Bezati dhe grafikat Ditmar Kolaj.

Vënia në skenë

“Elektroshok” një vepër që vjen premierë në Shqipëri është prodhim i Fondit të Teatrit për të Rinj, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ministria e Kulturës akordoi një fond për të rinj në vlerën 10 milionë lekë të reja dhe përmes Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, mbështeten regjisorët deri në 35 vjeç. Fondi siç u bë me dije më parë shkon për veprat teatrore, në periudhën e realizmit prill-dhjetor të këtij viti, ku vepra e parë ka qenë ajo me titull “Panik”, që erdhi në skenë në muajin qershor në teatrot në Tiranë. Në këtë fond ka pasur një numër të lartë propozimesh, 39 të tilla, ku janë përzgjedhur nga bordi artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale