MENU
klinika

"Jo se nuk doja por…"

Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

03.10.2022 - 10:02

Eranda Libohova ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe për arsyet se pse ende nuk është martuar. Në një intervistë për emisionin “Fol me Mua”, këngëtarja shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por shtoi se kjo nuk do të thotë se është më pak e lumtur pasi s’i nuk i mungon dashuria.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar. Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur.

Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar. Unë ndihem shumë mirë në të gjithë qenien time. Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën