MENU
klinika

“Ti je gruaja më e bukur”

Genta Ismajli merr dedikimin e ëmbël nga partneri i saj

12.10.2022 - 11:35

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo është nënë e dy fëmijëve së bashku me partnerin e saj, Huseyin Usta.

Mirëpo, së fundmi Usta ka publikuar një foto së bashku me Gentën dhe fëmijët e tyre. Madje, ai i dedikoi disa fjalë mjaft të ëmbla për partneren e tij.

“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”, shkroi Usta.


Genta Ismajli nuk ka qenë aktive sa i takon karrierës së saj muzikore që pas ardhjes në jetë të binjakëve të saj.

Mirëpo, duhet thënë se këngëtarja po e shijon mëmësinë.

Ajo ka postuar edhe foto të bebeve të saj, që janë kaq shumë të adhurueshëm.

Rikujtojmë se këngëtarja disa kohë më parë publikoi edhe një këngë në bashkëpunim me këngëtarët gjermanë Eko Fresh & Phat Crispy dhe ajo që i ka bërë të gjithëve përshtypje është se xhirimet e klipit janë bërë pikërisht gjatë periudhës që ajo ka qenë shtatzënë.

Ajo këtë lajm e fshehu për shumë gjatë derisa para disa kohësh publikoi një video së bashku me partnerin e saj ku dhe konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë.