MENU
klinika

Arsyeja

Gjenerata Z ka një problem serioz me emoji-n me gishtin lart

18.10.2022 - 09:05

Gjenerata Z a.k.a njerëzit e lindur nga 1997-2012 po u bën thirrje njerëzve që të ndalojnë përdorimin e emoji-t me gishtin lart. Arsyeja? Sepse duken “të pasjellshëm” dhe “armiqësor”.

Po, sipas brezit të ri, emoji me gishtin e madh lart nuk përkthehet më në “OK”, por përkundrazi konsiderohet si “pasive-agresive”.

Përdorues në Reddit thonë se për të rinjtë, emoji me gishtin lart përdoret me një ton të vrazhdë.

“Mua nuk më duket normale që njerëzit të dërgojnë këtë emoji për të komunikuar. Më duket si një përgjigje shqetësuese. A ndihet dikush si unë?” pyet dikush. “Unë kalova një periudhë të çuditshme duke u përshtatur në vendin e punës sepse e përdornin të gjithë,” shkruan një tjetër.

Pra, na qenkërka shqetësues ky emoji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I prisnim prej kohësh

‘Emoji’-t e reja po vijnë