MENU
klinika

"Ka qenë e shëndetshme, por…"

Grida Duma ‘harron’ politikën dhe flet hapur për dashurinë e parë në gjimnaz

23.10.2022 - 10:22

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma si rrallë herë ka folur për jetën e saj, por edhe për dashurinë e parë që ka përjetuar në periudhën e gjimnazit.

Ajo tregon se dashuria e parë ka qenë shumë e shëndetshme, por vijon rrëfimin e saj duke thënë se “nëse asnjërit nuk i thyet zemra nuk është në jetë”.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja në Top Channel, ndërsa e pyetur nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Ajo shprehet se burrat nuk arrijnë t’i afrohen deri në këtë pikë:

“Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë.

Vjen një kohë, vjen një moshë ku unë nuk pres t’ia dalë tjetri. Unë mund të zgjedh. Si çdo gjë tjetër në jetë kur ke një eksperiencë të caktuar. Nuk kam pasur kurrë ndonjë sjellje që pres të më thonë, pres të më vinë pas. Unë njerëzit që i pëlqej, i pëlqej! Jam shumë në kontroll të ngjarjeve të mia”

Kësaj teme, Grida Duma i vë pikat mbi ‘i’, kur thotë se “dashuria është e vetmja gjë që nuk duhet të mungojë në jetë”.