Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë inflacioni do të vazhdojë të rritet edhe vitin që vjen dhe do të fillojë të bjerë më pas, për të arritur në objektivin e bankës qendrore prej 3% në mes të vitit 2024.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në konferencën rajonale të ministrave të financave dhe guvernatorëve të rajonit, që po zhvillohet në Budva në Mal të Zi, tha se vendi, ashtu si gjithë rajoni po vuan nga inflacioni i lartë. Banka ka rritur tre herë normat e interesit deri tani, duke i çuar në 1.75% dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë e kujdesshmë në mënyrë që rritja e interesave të mos e ndikojë negativisht ekonominë.
Inflacioni tek ne është pak më i ulët se në rajon, për shkak se qeveria nuk ka rritur ende çmimet e energjisë, tha guvernatori, pavarësisht se po përgatitet të reagojë. Shqipëria është e varur për sigurimin e energjisë nga moti për shkak të burimeve hidro.
“Ne kemi hyrë në një periudhë të inflacionit të lartë dhe po përpiqemi ta parandalojmë atë pa ndikuar negativisht ekonominë”, tha Sejko. “Po ndryshojmë politikën monetare duke rritur normat e interesit gradualisht që të mos dëmtojnë ekonominë, por nuk mund të bëjmë kompromis me stabilitetin e çmimeve”.
Guvernatori tha se ekonomia pritet tw zgjerohet me ritme tw kwnaqshme kwtw vit, nw rreth 4%, ndwrsa vitet nw vijim rritja pritet tw ngadalwsohet nw 2-3%.
Bazuar n?? shifrat e inflacionit, Banka e Shqipërisë pritet të vazhdojë me politikën shtrënguese monetare, duke harmonizuar politikën monetare me atë fiskale.
Guernatori theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm për efektet që do të kenë normat e interesit në sektorin financiar si dhe të stabilitetit të kursit të këmbimit. Nëse kursi del nga kontrolli do të jetë me rrezik të lartë për ekonominë, pasi vendi ka ekspozim të lartë për huatë në euro, po ashtu dhe qeveria ka borxh në valutë.
“Pavarësisht rreziqeve kemi besim se sesktori financiar është shumë i qëndrueshëm, bankat kanë likuiditet, treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit janë në nivele të larta”.
Guvernatori e theksoi disa herë që Banka e Shqipërisë po e monitoron me kujdes situatën në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun, që mund t’i vijë ekonomisë nga normat e larta të interesit.
Një tjetër shqetësim është nëse kjo situatë do të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës vendase. “Për momentin kemi forcim të monedhës së vendit për shkak të rritjes së investimeve të huaja dhe valutës që vjen nga turizmi. Por nëse ndodh e kundërta do të jetë një problem për shkak të nivelit të lartë të euroizimit të ekonomisë. Për këtë ne filluam të zbatonim disa vite më parë një program të deuoriozimit, që nuk synon që të shmangë euron, por të ulë përdorimin e saj aty ku është e panevojshme”.
Sejko tha se shpejtësia e shtrëngimit të politikës monetare do të jetë në varësi të ecurisë së normave të inflacionit. Inflacioni pritet të vazhdojë të rritet gjatë dimrit për shkak të krizës së energjisë, por ende nuk është në nivele dyshifrore.
Guvernatori i Bosnjës: Kriza e tanishme më e vështira që nga 1970 për bankat
Qe nga viti 1970 bankat qendrore nuk janë përballur me një krizë të tillë inflacioni, tha Senad Softiç, Guvernatori i Bankës Qendrore të Bosnjë Hercegovinës.
Bankat qendrore nuk mund ta zgjidhin këtë problem të vetme, pasi nuk mund të zgjidhim problemet e furnizimit me mallra të tilla si nafta dhe energjia, por ne mund të ndihmojmë me një mënyrë tjetër. Vendet e vogla të tilla si në Rajon duhet të përshtaten, pas ende kemi mandat ta bëjmë politika monetare, tha ai. Banka Qendrore ka mjet kryesor normën e interesit. Në Bosnje ka likuiditet në treg dhe tani është momenti të tërheqim një pjesë të këtij likuiditeti. Ekonomia e Bosnjës nuk do të ketë recesion këtë vit, por rritja nuk do të jetë më shumë se 2.8%.
Ne Bosnje 8 vitet e fundit kemi operuar me interesa negative, por situata këtë vit ndryshoi shumë shpejt. Ne po rrisim gatishmërinë për të menaxhuar situatën e re që po krijojnë normat më të rritura të interesit. Por ne e kemi të vështire të menaxhojmë efektin që mallrat e importit kanë në inflacionin tonë të brendshëm.
Guvernatori i Kroacisë: Anëtarësimi në Unionin Monetar, varka jonë e shpëtimit
Me 1 janar 2021 Kroacia bëhet anëtare në Unionin Monetar, çka do të thotë se vendi ynë nuk do të këtë sovranitet monetar, ndërkohë që inflacioni tashmë është i pranishëm në Kroaci, tha Michael Faulend, Këshilltar i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kroacisë
Ai tha se, kriza na ka gjetur në prag të hyrjes në Eurozonë. Por para kësaj krize ne kishim përjetuar problemet që krijoi një tërmet që goditi Kroacinë dhe pandemia gjithashtu. Ne mars 2020 Kroacia kishte turbulenca të mëdha në tregun valutor. “Por gjatë kësaj kohe në ishim të asistuar nga Banka Qendrore Europiane dhe kjo ka shërbyer si një efekt psikologjik i mire që e ndikoi pozitivisht kursin e këmbimit. Prandaj me krizën e tanishme nuk kemi përjetuar probleme me kursin e këmbimit” shtoi ai.
Hyrja në euro do të rrisë me tej inflacionin në Kroaci. Faulend këshilloi se, bankat qendrore të vendeve të vogla shpesh duhet të veprojmë me rrethanat e brendshme. “Tani me futjen në euro në mund të lundrojmë më anijen e madhe të Europës dhe jo më varkën e vogël kroate afër bregut. Hyrja në eurozonë na siguron më shumë stabilitet” shtoi ai.
Guvernatorja e Serbisë: Kemi mësuar nga krizat e kaluara, do të tregojmë kujdes
Kemi mësuar nga krizat e kaluara dhe besoj se do të tregohemi te kujdesshëm, tha Jorgovanka Tabakoviç, Guvernatore e Bankës Qendrore së Serbisë.
Bankat tani janë më të rregulluara dhe kanë forcuar bazën rregullatore për të përballuar më mirë krizat e paparashikuara. Rajoni ynë po përballet me flluska të kapitalit, pasi ne secilin vend ka rritje me nga 20% të kapitalit.
“Ne do të aplikojmë politika të balancuara për të mbajtur çmimet në kontroll, por edhe për të mos penguar rrjedhjen e likuiditetit. Digjitalizimi duhet të avancohet me tej, Covid-19 në ndihmoi shumë dhe investimet në digjitalizimin e bankave duhet të vijojnë. Ky proces ndikoi në uljen e kostove operacionale”, tha ajo.
Guvernatorja e Maqedonisë së Veriut: Maqedonia është më shumë e ekspozuar nga rreziqeve të jashtme
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka probleme strukturore të ngjashme me ato të rajonit, por ne jemi një ekonomi shumë e hapur ndaj vendeve të tjera si ekonomi, ndryshe nga vendet Ballkanit Perëndimor, prandaj ne kemi aplikuar një regjim ndryshe të kursit të këmbimit, me kurs te fiksuar dhe nuk kemi targetuar inflacionin për shkak të strukturës së brendshme të ekonomisë tonë, Anita Angelovska, Guvernatore e Bankës Qendrore të Maqedonisë.
Gjatë pandemisë vumë një urë bashkëpunimi me Bankën Qendrore Europiane për të siguruar likuiditet në euro nëpërmjet euros, çka ishte shumë e rëndësishme për ne për të përballuar efektet që krijoi pandemia.
Është shumë e rëndësishme që BE të mbështesë ekonomitë e vogla për të përballuar me lehtë krizat./Monitor